Rusia i drejtohet Perëndimit: Ndaloni furnizimin me armë në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121062-rusia_i_drejtohet_perëndimit_ndaloni_furnizimin_me_armë_në_ukrainë
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov të mërkurën i bëri thirrje Perëndimit që të ndalojë furnizimin e Ukrainës me armë, në mes të tensioneve të rënda midis Moskës dhe Perëndimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2022 16:22 Europe/Tirane
  • Rusia i drejtohet Perëndimit: Ndaloni furnizimin me armë në Ukrainë

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov të mërkurën i bëri thirrje Perëndimit që të ndalojë furnizimin e Ukrainës me armë, në mes të tensioneve të rënda midis Moskës dhe Perëndimit.

Sergei Ryabkov në komentet e së mërkurës e përshkroi një ndihmë të tillë ushtarake si një kërcënim për vendin e tij, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Diplomati i lartë rus gjithashtu e përcaktoi si "kritike" situatën rreth sigurisë evropiane. Më herët gjatë ditës, një zyrtar i lartë amerikan konfirmoi se Uashingtoni ka autorizuar 200 milionë dollarë shtesë për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në fund të vitit të kaluar, Shtëpia e Bardhë dërgoi 450 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Britania tha këtë javë se kishte filluar të furnizonte Ukrainën me armë anti-tank. Ryabkov gjithashtu tha se bisedimet me Perëndimin për çështjet e sigurisë dhe tensionin rreth Ukrainës kanë hyrë në një "ngërç" dhe paralajmëroi se do të veprojë për të "eliminuar kërcënimet e papranueshme" nëse nuk është e kënaqur me përgjigjen e SHBA-së dhe NATO-s ndaj kërkesave të saj.