Janar 20, 2022 07:11 Europe/Tirane
  • Merkel kundërshton propozimin e OKB-së

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për t'u emëruar në një post të rangut të lartë në Kombet e Bashkuara.

Sipas IRNA, Guterres i propozoi Merkelit kryesimin e një komiteti këshillimor që fokusohet në pronën publike globale në Kombet e Bashkuara. Merkel, 67 vjeç muajin e kaluar u zëvendësua nga Olaf Schultz, pas gati 16 vitesh në pushtet në Gjermani. Në tetor 2018, Merkel njoftoi në një konventë partiake se ajo do të largohej si udhëheqëse e Unionit Kristian Demokrat dhe nuk do të kandidonte më për kancelare në zgjedhjet federale gjermane të vitit 2021. Kur Merkel dha dorëheqjen si kancelare gjermane pas 16 vitesh në fund të vitit të kaluar, ajo njoftoi se nuk synonte më të përfshihej në politikë.

Tags