Bie mbështetja për Biden në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121106-bie_mbështetja_për_biden_në_shba
Presidenti amerikan Joe Biden e mbyll vitin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë me një rënie të mbështetjes për të në SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 20, 2022 16:26 Europe/Tirane
  • Bie mbështetja për Biden në SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden e mbyll vitin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë me një rënie të mbështetjes për të në SHBA.

Një sondazh i realizuar nga Associated Press dhe Qendra Norc për kërkimin në çështjet publike, tregon se për herë të parë, një shumicë e qartë e amerikanëve nuk e miratojnë trajtimin që iu bë gjatë presidencës së tij pandemisë së pandërprerë, ndërsa shohin me shqetësimin dhe inflacionin në rritje. Anketimi tregoi se 56% e të intervistuarve nuk aprovonin mënyrën sesi Biden i ka kryer detyrat e tij si president; vetëm 43 % ishin pro tij. Aktualisht rezulton se vetëm 28% e amerikanëve do të donin që Biden të rikandidonte në 2024-tën. Madje, edhe brenda vetë demokratëve një hap të tillë e mbështesin vetëm 48% e tyre. Në SHBA inflacioni është rritur, pandemia është jashtë kontrollit, prandaj popullariteti i tij ka rënë. Kjo ka ndikuar në imazhin e tij, në mungesën e suksesit në Kongres dhe në fund në besueshmërinë e tij si drejtues i një fuqie botërore, e ndërsa presidenti bëri shumë premtime, një vit më vonë rezulton se pjesën më të madhe të tyre, nuk mundi t`i mbajë.