SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121454-shba_u_bën_thirrje_qytetarëve_të_saj_të_largohen_nga_ukraina
Ambasada amerikane në Kiev u ka bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Ukraina, duke përsëritur akuzat se Rusia mund të pushtojë Ukrainën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 27, 2022 04:21 Europe/Tirane
  • SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina

Ambasada amerikane në Kiev u ka bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Ukraina, duke përsëritur akuzat se Rusia mund të pushtojë Ukrainën.

Sipas agjencisë Fars Neës, kërkesa e Ambasadës Amerikane në Kiev është bërë të mërkurën dhe dy ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi largimin e familjeve të diplomatëve dhe stafit të panevojshëm të Ambasadës Amerikane në Ukrainë.  Perëndimi dhe Kievi kanë bërë së fundmi pretendime për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës. Nënsekretarja amerikane e shtetit, Wendy Sherman në përgjigje të një kërkese me shkrim nga Rusia për garanci sigurie ka pohuar se sulmi i Moskës ndaj Ukrainës mund të  bëhet nga mesi i shkurtit.  Shtetet e Bashkuara, të cilat gjithmonë kanë kërkuar mënyra për të ushtruar presion ndaj Rusisë si superfuqi rivale e saj në Lindje, tani po kërkojnë pretekste të reja për tensionet në rajon duke pretenduar se prania e forcave ruse në kufirin ukrainas është një kërcënim për vendin. Rusia ka deklaruar vazhdimisht se prania e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën është një veprim normal ushtarak, por Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vazhdojnë të kërkojnë të përshkallëzojnë situatën në kufirin e Rusisë me Ukrainën.