Zbulohet pasardhësi i Omicron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121476-zbulohet_pasardhësi_i_omicron
Shkencëtarët dhe ekspertët shëndetësorë po studiojnë lëvizjet e një varianti të ri të koronavirusit i cili është zbuluar në 40 shtete, përfshirë SHBA-të.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 27, 2022 19:52 Europe/Tirane
  • Zbulohet pasardhësi i Omicron

Shkencëtarët dhe ekspertët shëndetësorë po studiojnë lëvizjet e një varianti të ri të koronavirusit i cili është zbuluar në 40 shtete, përfshirë SHBA-të.

Varianti i ri, të cilin ekspertët e kanë quajtur BA.2, besohet të jetë pasardhës i varianti afrikano-jugor konsiderohet dhe mendohet të jetë më i vështirë për t’u zbuluar se sa  versioni origjinal i Omicronit. Shkencëtarët janë të shqetësuar se varianti i ri mund të jetë gjithashtu më ngjitës. Megjithatë, ata shtojnë se ka ende shumë elementë që nuk dihen për të, përfshirë efektivitetin e vaksinave ndaj variantit të ri, ose nëse shkakton sëmundje të rënda. Që nga e marta, 96 sekuenca të virusit erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mutacioni duket shumë më i zakonshëm në Azi dhe Evropë. Në Danimarkë, ky mutacion përbënte 45 % të të gjitha rasteve të COVID-19 në mes të janarit, nga 20 % që kishte dy javë më parë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë daneze. OBSH mund t’i japë emrin e vet të shkronjës greke variantit të ri, nëse konsiderohet shqetësues për globin.