Qytetarët aziatikë protestojnë kundër racizmit dhe dhunës në Amerikë
Shumë grupe të qytetarëve amerikanë me origjinë nga vendet e Azisë në disa qytete të Amerikës kanë protestuar kundër racizmit dhe dhunës që po ushtrohet ndaj tyre.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se qytetarët me origjinë aziatike në disa qytete të Amerikës duke protestuar kundër diskriminimit dhe dhunës racore që po ushtrohet ndaj tyre, kanë kërkuar zbatimin e drejtësisë ndaj amerikano-aziatikëve të cilët gjithnjë e më shumë po bëhen viktimë e keqtrajtimit dhe abuzimit seksual, ofendimit, madje edhe vrasjes me qëllim.
Këto protesta janë organizuar në përvjetorin e vrasjes së një qytetari me origjinë aziatike 84 vjeçar.
Vlen të theksohet se që nga muaji mars i vitit 2020 deri në muajin shtator të vitit 2021, në qytete të ndryshme të Amerikës janë regjistruar mbi 20 raste të veprimeve dhe sulmeve të dhunshme mbi baza të urrejtjes kundër amerikano-aziatikëve.