Hiqen kufizimet e pandemisë në Britani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121542-hiqen_kufizimet_e_pandemisë_në_britani
Britanikët janë çliruar nga detyrimi për të mbajtur maska anti-covid apo për të paraqitur pasaportat e vaksinimit për të hyrë në vendet publike.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 28, 2022 19:50 Europe/Tirane
  • Hiqen kufizimet e pandemisë në Britani

Britanikët janë çliruar nga detyrimi për të mbajtur maska anti-covid apo për të paraqitur pasaportat e vaksinimit për të hyrë në vendet publike.

Në 19 janar, kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi heqjen e kufizimit, me arsyetimin se Covid-19 po bëhet virus endemik. Nga e enjtja, maskat e fytyrës nuk janë më të detyrueshme në ambiente publike dhe nëpër shkolla në gjithë Anglinë, e po ashtu pasaportat e vaksinimit nuk do të kërkohen për të frekuentuar klubet e natës, stadiumet apo tubimet e mëdha me prani fizike. Sipas autoriteteve shëndetësore britanike edhe pse shtrimet nëpër spitale të personave të infektuar me Covid-19, ato janë ulur ndjeshëm, të cilat justifikojnë edhe heqjen e kufizimeve, ndërsa pjesa tjetër e Evropës po përballet me shifra të larta infektimi si pasojë e përhapjes masive të variantit Omikron. Gjatë 24 orëve të fundit, në Britani janë regjistruar afro 102 mijë raste të reja dhe 346 humbje jete nga Covid-19.