Johnson kërcënoi Rusinë me sanksione
Ndërsa tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë po përshkallëzohen, kryeministri britanik Boris Johnson po kryen një vizitë në Kiev duke kërcënuar Moskën me sanksione nëse pushton Ukrainën.
Sipas BBC, Johnson në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelinsky tha se çdo sulm rus ndaj Ukrainës do të ishte një "katastrofë politike, humanitare" dhe një "katastrofë ushtarake për Moskën dhe botën". Kryeministri britanik kërcënoi Moskën me sanksione nëse sulmonte Ukrainën, duke thënë se Rusia duhet të tërhiqet dhe të angazhohet në diplomaci. Johnson shtoi: Britania dhe vendet e tjera po përgatisin një paketë sanksionesh dhe masash të tjera që do të "hyjnë në fuqi kur ushtari i parë rus të shkelë në tokën ukrainase". Kryeministri britanik gjithashtu njoftoi se të mërkurën do të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Volodymyr Zelensky gjithashtu se tha bisedimet në prapaskenë po zhvillohen dhe se ato nuk janë të lehta. Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin përmendi përgjigjen e SHBA ndaj garancive të sigurisë të kërkuara nga Rusia dhe tha: Na u premtua se NATO nuk do të avanconte asnjë pëllëmbë në lindje, por ata na mashtruan.