Bisedë telefonike anti-negociata e kryeministrit izraelit me Biden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122044-bisedë_telefonike_anti_negociata_e_kryeministrit_izraelit_me_biden
Kryeministri izraelit Naftali Bennett, i cili në javët e fundit ka qenë i shqetësuar për një marrëveshje bërthamore me Iranin, foli me telefon me presidentin amerikan Joe Biden.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2022 03:21 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike anti-negociata e kryeministrit izraelit me Biden

Kryeministri izraelit Naftali Bennett, i cili në javët e fundit ka qenë i shqetësuar për një marrëveshje bërthamore me Iranin, foli me telefon me presidentin amerikan Joe Biden.

Më 8 maj 2018, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga marrëveshja bërthamore dhe përveç rivendosjes së sanksioneve të mëparshme, vendosën edhe sanksione të reja ndaj Iranit.  Pas dështimit të sanksioneve, një zyrtar i qeverisë amerikane njoftoi të premten se pezullimi i sanksioneve për programin bërthamor paqësor të Iranit do të rivendoset. Sipas IRNA nga Arab Neës, Bennett në një postim në Tëitter shkroi se zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe Rusi ishin ndër temat e tjera të diskutuara mes tij dhe presidentit amerikan. Sipas raportit, disa çështje të tjera të rëndësishme rajonale kanë qenë në qendër të dialogut të Bennett dhe Biden. Bennett gushtin e kaluar gjithashtu udhëtoi në Uashington për të diskutuar mbi programin bërthamor të Iranit dhe bisedimet në Vjenë dhe për t'u konsultuar me Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.