Fillon manovra ushtarake e përbashkët e Rusisë dhe Bjellorusisë
Në kulmin e krizës së fundit për çështjen e Ukrainës, Rusia dhe Bjellorusia po zhvillojnë një manovër të përbashkët ushtarake.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në kulmin e tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit në lidhje me çështjen e Ukrainës, Moska ka deklaruar se ushtritë e Rusisë dhe Bjellorusisë ditën e enjte kanë filluar manovrat e tyre të përbashkëta.
Këto stërvitje kujtojmë që kishin ngjallur shqetësimet e vendeve perëndimore nga frika se Moska po planifikon një përshkallëzim të madh të konfliktit në Ukrainë.
Ndërkohë përmes një deklarate për mediat ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi në një deklaratë fillimin e manovrave në Bjellorusi (të quajtura Union Resolve 2022), të planifikuara për të vazhduar deri më 20 shkurt.
Mediat bëjnë me dije se këto stërvitje do të fokusohen në “shtypjen dhe zmbrapsjen e agresioneve të jashtme”.