Zakharova: Shtëpia e Bardhë është prekur nga çmenduria
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122368-zakharova_shtëpia_e_bardhë_është_prekur_nga_çmenduria
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se çmenduria e Shtëpisë së Bardhë tregon se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me çdo kusht opsionin e luftës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 12, 2022 15:29 Europe/Tirane
  • Zakharova: Shtëpia e Bardhë është prekur nga çmenduria

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se çmenduria e Shtëpisë së Bardhë tregon se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me çdo kusht opsionin e luftës.

Duke reaguar ndaj vendimit të SHBA-së për të dërguar më shumë trupa në Poloni, Maria Zakharova tha: "Makina ushtarako-politike e SHBA-së edhe një herë është gati të marrë përsëri jetët e njerëzve dhe e gjithë bota po vështron teksa Amerika po shpalos ambiciet e saj ushtarake dhe imperialiste". Ajo shtoi: "Çmenduria e Shtëpisë së Bardhë po manifestohet gjithnjë e më shumë në faktin se anglo-saksonët kanë nevojë për luftë me çdo kusht dhe se provokacionet, dezinformatat dhe kërcënimet janë mënyrat me të cilat ata preferojnë të zgjidhin problemet e tyre.