Avionët amerikanë F-22 mbërrijnë në Emiratet e Bashkuara Arabe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122384-avionët_amerikanë_f_22_mbërrijnë_në_emiratet_e_bashkuara_arabe
Avionët luftarakë F-22 Raptor kanë mbërritur në bazën ajrore Al-Zafra  të Abu Dhabit, e cila pret rreth 2000 trupa amerikane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 13, 2022 08:16 Europe/Tirane
  • Avionët amerikanë F-22 mbërrijnë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Avionët luftarakë F-22 Raptor kanë mbërritur në bazën ajrore Al-Zafra  të Abu Dhabit, e cila pret rreth 2000 trupa amerikane.

Avionët luftarakë amerikanë F-22 mbërritën në Emiratet e Bashkuara Arabe të shtunën si pjesë e një përgjigjeje ushtarake amerikane ndaj sulmeve të fundit raketore nga forcat jemenase që synojnë Emiratet e Bashkuara Arabe. Trupat amerikane në bazë muajin e kaluar hodhën raketa përgjuese Patriot në përgjigje të sulmeve të ushtrisë jemenase në territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Zyrtarët amerikanë për arsye sigurie nuk pranuan të komentojnë numrin e avionëve luftarakë F-22 të dërguar, si dhe numrin e pilotëve që mbështesin avionët luftarak. Gjenerali Greg Guillot, një komandant i Forcave Ajrore të SHBA-së, tha se  "Prania e avionëve luftarakë F-22 Raptor forcon aftësitë mbrojtëse të vendeve aleate në rajon dhe ua bën të qartë vendeve destabilizuese se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë janë të përkushtuar për të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon."