Protestat për kushtet e jetesës në Britani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122392-protestat_për_kushtet_e_jetesës_në_britani
Mijëra njerëz dolën në rrugë të shtunën për të protestuar kundër krizës së kostos së jetesës në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 13, 2022 04:46 Europe/Tirane
  • Protestat për kushtet e jetesës në Britani

Mijëra njerëz dolën në rrugë të shtunën për të protestuar kundër krizës së kostos së jetesës në vend.

Sipas Daily Mail, mijëra dolën në rrugë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në një fushatë "Unë nuk mund të paguaj" për të protestuar ndaj kostos marramendëse të jetesës që ka prekur punëtorët dhe familjet e tyre. Protestat kundër krizës së kostos së jetesës po zhvillohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pasi njerëzit bëhen gjithnjë e më të pakënaqur me inflacionin dhe rritjen e çmimeve të energjisë. Në sheshin e Parlamentit u ngritën pankarta me shkrimin “Taksoni të pasurit”. Inflacioni në Britaninë e Madhe ka arritur nivelin më të lartë në 30 vjet për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, përveç rritjes së kostove të energjisë. Në këtë vend është rritur kostoja e ushqimit, veshmbathjes, pajisjeve elektroshtëpiake, si dhe kostoja për të shkuar në restorante dhe hotele. Inflacioni në MB muajin e kaluar ishte vetëm 5.4 për qind, niveli më i lartë i inflacionit që nga marsi 1992, kur kostoja e jetesës u rrit.