Guterres i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të mbështesë popullin afgan
Në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u kërkoi 15 anëtarëve që të mos largohen nga Afganistani për hir të popullit afgan dhe sigurisë globale.
Sipas IRNA, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha në një deklaratë për anëtarët e Këshillit të Sigurimit se me rënien e ekonomisë së Afganistanit, shumë njerëz në vend po përballen me pasiguri ushqimore dhe varfëri akute. Guterres i kujtoi Këshillit të Sigurimit se ekonomia e Afganistanit duhej të ringjallej përmes përpjekjeve, duke përfshirë lirimin e rezervave të ngrira valutore të Afganistanit.Tani që ekonomia afgane është në prag të kolapsit, qeveria amerikane ka njoftuar se një pjesë e parave te popullit afgan që ndodhen në Rezervën Federale të SHBA do të ngrihen për të paguar viktimat e 11 shtatorit. Qeveria amerikane po ndërmerr veprime për të kompensuar të mbijetuarit e 11 shtatorit nga paratë e popullit afgan, ndërkohë që organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se 22 milionë e 800 mijë afganë do të përballen me një krizë apo nivele emergjente të pasigurisë ushqimore ndërmjet nëntorit 2021 dhe marsit 2022. Varfëria, i ftohti dhe uria janë pjesë e jetës së vështirë të popullit afgan në këtë dimër qëkur forcat e huaja ua kanë dhënë vendin talebanëve.