Deputeti ukrainas: Biden të vritet
Deputeti ukrainas i Partisë Opozitare për Jetën, Illja Vollodimiroviç Kiva u ka bërë thirrje shërbimeve sekrete të vendit që të ekzekutojnë presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden.
Sipas ligjvënësit të partisë euroskeptike, presidenti Biden është provokatori dhe autori kryesor i lajmeve për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Sipas tij, deklaratat e kreut të shtetit amerikan përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë dhe sigurinë e Ukrainës. Deputeti shkruan në llogarinë e tij në Telegram se Shërbimet Sekrete të Ukrainës duhet të planifikojnë neutralizimin, ose nëse është e mundur eliminimin e plotë të mbjellësit kryesor të panikut dhe provokatorit të luftës, duke iu referuar presidentit Biden. Ligjvënësi i partisë së krahut të djathtë tha ndër të tjera se shpresonte se qëllimi i ftesës së presidentit ukrainas kundrejt Biden për të vizituar Kievin do të ishte për ekzekutimin e tij, të cilën e quajti çlirim nga kolonizimi dhe skllavërimi. Por Biden ka refuzuar ftesën e presidentit ukrainas për të vizituar Kievin.