Meta paralajmëron se mund të mbyllë Facebook-un në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122476-meta_paralajmëron_se_mund_të_mbyllë_facebook_un_në_evropë
Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Evropën, ka thënë kompania mëmë Meta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 14, 2022 16:27 Europe/Tirane
  • Meta paralajmëron se mund të mbyllë Facebook-un në Evropë

Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Evropën, ka thënë kompania mëmë Meta.

Çështja lidhet me rregulloret evropiane të të dhënave që pengojnë Meta, kompaninë e njohur më parë si Facebook, të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e evropianëve në serverët me bazë në SHBA. Krerët evropianë, megjithatë, e kanë injoruar paralajmërimin e Meta-s. “Pasi u hakerova, kam jetuar pa Facebook dhe Twitter për katër vjet dhe jeta ka qenë fantastike”, u tha gazetarëve ministri i ri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, gjatë një takimi në Paris. Duke folur së bashku me kolegun e tij gjerman, ministri francez i financave Bruno Le Maire shtoi: “Mund të konfirmoj se jeta do të ishte shumë e mirë pa Facebook dhe se ne do të jetonim shumë mirë pa Facebook”.