Rusia kërkon nga Anglia të kërkojë falje
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka kërkuar nga ministrja e jashtme e Anglisë që të kërkojë falje për publikimin e gënjeshtrave në lidhje me sulmin e Rusisë kundër Ukrainës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maria Zakharova deklaroi se Liz Truss, ministrja e punëve të jashtme të Anglisë, duhet të kërkojë falje për shkak të deklaratave të saj kundër Rusisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë shtoi: “Ministrja e punëve të jashtme të Britanisë për shkak të publikimit të gënjeshtrave, duhet të kërkojë falje përpara popujve të Rusisë, Ukrainës dhe Britanisë dhe përpara mediave të cilat i kanë konsideruar të vërteta të deklaratat e saj. Gjendja nervoze që sundon mbi mediat e Britanisë po krijon mundësitë për devijimin e opinionit publik nga mospranimi i qeverisë së Ukrainës për të zbatuar marrëveshjen e Minskut dhe po mundohet të arsyetojë veprimet e saj për ta përdorur forcën në rajonin Donbas”.
Kjo diplomate e lartë e Rusisë në vazhdim i ka rekomanduar presidentit amerikan Joe Biden që të shkarkojë këshilltarët e tij politikë për shkak të gënjeshtrave dhe pretendimeve të pavërteta për sulmin e Rusisë kundër Ukrainës.