Rusia zhvillon manovra dhe testime bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122736-rusia_zhvillon_manovra_dhe_testime_bërthamore
Ministrja e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për zhvillimin e manovrave dhe testimeve bërthamore të ushtrisë së këtij vendi duke përfshirë forcat ajrore, njësitë e zonës ushtarake të jugut si dhe flotës veriore dhe asaj të Detit të Zi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 19, 2022 16:13 Europe/Tirane
  • Rusia zhvillon manovra dhe testime bërthamore

Ministrja e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për zhvillimin e manovrave dhe testimeve bërthamore të ushtrisë së këtij vendi duke përfshirë forcat ajrore, njësitë e zonës ushtarake të jugut si dhe flotës veriore dhe asaj të Detit të Zi.

Kremlini ka njoftuar se ushtria ruse ka kryer testet e fundit të raketave balistike hipersonike, raketave lundruese dhe atyre me kapacitete bërthamore si pjesë e stërvitjes së planifikuar.

Stërvitjet e ushtrisë ruse po mbahen në kohën kur rritja e tensioneve mbi Ukrainën është në rritje.

Mediet ruse kanë raportuar se edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko kanë monitoruar stërvitjen e ushtrisë së Rusisë.

Prezencën e Vladimir Putin në vendin e stërvitjes dhe testeve të raketave e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Ndërkohë sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes në stërvitje morën pjesë pothuajse të gjitha degët e forcave të armatosura, forcat ajrore, ato të raketave strategjike, por edhe flotat në Detin e Zi dhe atë Verior, të cilat kanë nëndetëse me armë bërthamore.

Stërvitjet erdhën disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden këmbënguli se Putin së shpejti do ta pushtojë Ukrainën brenda disa ditësh.

Rusia e mohon kategorikisht pushtimin e Ukrainës dhe akuzon perëndimin për dezinformim, pasi mediet amerikane raportuan se CIA kishte marrë vesh se pushtimi do të niste në 16 shkurt.