OBSH: Shpresë për fundin e pandemisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122742-obsh_shpresë_për_fundin_e_pandemisë
Dy vjet pas fillimit të pandemisë së koronavirusit aktualisht gjatë valës së variantit omikron po rriten gjithnjë e më shumë shpresat, se korona nga një pandemi po zhvillohet si një infeksion endemik, që ashtu si një grip mund të shfaqet vazhdimisht dhe shpesh në një rajon të kufizuar ose në një pjesë të popullsisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 19, 2022 19:49 Europe/Tirane
  • OBSH: Shpresë për fundin e pandemisë

Dy vjet pas fillimit të pandemisë së koronavirusit aktualisht gjatë valës së variantit omikron po rriten gjithnjë e më shumë shpresat, se korona nga një pandemi po zhvillohet si një infeksion endemik, që ashtu si një grip mund të shfaqet vazhdimisht dhe shpesh në një rajon të kufizuar ose në një pjesë të popullsisë.

"Është e besueshme", që Europa "po shkon drejt një faze të fundit", deklaroi Hans Kluge, i cili është drejtori rajonal për Europën pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kur vala aktuale omikron në Europë do të bjerë, do të ketë „për javë e muaj" një imunitet ndaj koronavirusit, "ose falë vaksinimit ose sepse njerëzit për shkak të infektimit kanë fituar imunitet". Kësaj i shtohet edhe efekti favorizues i stinës, nënvizoi Kluge, duke iu referuar ardhjes së pranverës dhe të verës. Sipas vlerësimit të OBSH-së deri në mars mund të jenë infektuar në mbarë Europën rreth 60 përqind e njerëzve me variantin omikron. Ky variant është mjaft ngjitës, por sipas njohurive të deritanishme, ecuria e sëmundjes është më e lehtë krahasuar me variantin e mëparshëm të koronavirusit.