Demonstratë kundër luftës para selisë së Konferencës së Sigurisë së Mynihut
(last modified Sat, 19 Feb 2022 18:50:24 GMT )
Shkurt 19, 2022 19:50 Europe/Tirane
  • Demonstratë kundër luftës para selisë së Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Ndërsa liderët botërorë iu drejtuan Konferencës së Sigurisë së Mynihut, qindra qytetarë gjermanë kundër luftës demonstruan para selisë së konferencës në shenjë proteste ndaj politikave të NATO-s.

Protestuesit gjermanë kanë dënuar ngritjen e tensioneve në Ukrainë dhe politikat ndërhyrëse të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe kanë dalë në rrugët që çojnë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke mbajtur pankarta dhe parulla që bënin thirrje për t'i dhënë fund politikës luftënxitëse të NATO-s. Në Konferencën e 58-të të Sigurisë në Mynih, e cila filloi të premten e kaluar për tre ditë, udhëheqësit perëndimorë përsëritën pretendimin e tyre për një pushtim të afërt rus të Ukrainës. Ditët e fundit, sulmet me artileri të ushtrisë ukrainase ndaj pozicioneve të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore e kanë intensifikuar krizën politike dhe të sigurisë në vend.

 

Tags