Ukraina: Është koha për sanksione ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122798-ukraina_Është_koha_për_sanksione_ndaj_rusisë
Duke theksuar se ka ardhur koha për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kolba shtoi: "Rusia duhet të ndalet tani".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 20, 2022 15:52 Europe/Tirane
  • Ukraina: Është koha për sanksione ndaj Rusisë

Duke theksuar se ka ardhur koha për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kolba shtoi: "Rusia duhet të ndalet tani".

Edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të shtunën se sanksionet ndaj Rusisë duhet të bëhen publike përpara se të ndodhë një pushtim i mundshëm i Ukrainës, ose në të kundërt asgjë nuk do të ketë më vlerë. Zelensky i tha kanalit CNN, se ai nuk ishte dakord me qëndrimin se sanksionet duhet të bëhen vetëm pasi të ndodhë një pushtim i mundshëm rus. “Duhet të dimë se çfarë do të ndodhë nëse ata fillojnë luftën. Ne nuk kemi nevojë për sanksionet tuaja pasi bombardimet të ndodhin dhe pasi vendi ynë do të qëllohet ose pasi ne mos të kemi më kufij, pse do të na duheshin atëherë ato sanksione?”, tha presidenti ukrainas. Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se deri në 190,000 trupa ruse janë vendosur tani përgjatë kufirit të Ukrainës. Provat tregojnë se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”, tha kryeministri britanik Boris Johnson. “Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar”, tha ai duke shtuar se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kiev. “Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë,” përfundoi ai.