Amerika zhvillon manovra në afërsi të kufirit me Ukrainës
Në kulmin e tensioneve mes Amerikës dhe Rusisë në lidhje me krizën e Ukrainës, Polonia ka njoftuar për zhvillimin e manovrave të përbashkëta me Amerikën në afërsi me kufirin e Ukrainës.
Që nga dhjetori i vitit 2021, mediat amerikane duke vë në dukje dislokimin e forcave ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën, kanë krijuar një atmosferë tensionuese në lidhje me sulmin e mundshëm të Moskës kundër Kievit dhe kjo propagandë ka tensionuar situatën në tërë Evropën Lindore. Kjo është në kohën kur Rusia ka hedhur poshtë vazhdimisht këto pretendimeve dhe së fundi ka deklaruar se do të largojë disa forca të saj ushtarake nga kufiri me Ukrainën.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Mariush Balashak, ministri i mbrojtjes së Polonisë, të dielën ka deklaruar se forcat ushtarake të SHBA-ve të cilat së fundi janë dislokuar në Poloni, kanë filluar manovrat dhe stërvitjet e tyre ushtarake në territorin e Polonisë në kufi me Ukrainën.
Balashak duke publikuar këtë mesazh në llogarinë e tij në Twitter, ka shtuar: "Ushtarët e divizionit të 18 mekanik të ushtrisë së Polonisë do të zhvillojnë manovra të përbashkëta në juglindje të Polonisë me ushtarët amerikanë".