Erdogan: Njohja ruse e rajoneve separatiste të Ukrainës, e papranueshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122882-erdogan_njohja_ruse_e_rajoneve_separatiste_të_ukrainës_e_papranueshme
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se njohja nga Rusia e rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës është e papranueshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 22, 2022 15:55 Europe/Tirane
  • Erdogan: Njohja ruse e rajoneve separatiste të Ukrainës, e papranueshme

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se njohja nga Rusia e rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës është e papranueshme.

Lideri turk më tej i bënte thirrje të dyja palëve të ndjekin logjikën e shëndoshë dhe ligjin ndërkombëtar. Duke folur nga turneu i tij në Afrikë,  Erdogan kërkonte zgjidhje diplomatike të krizës.“Prej fillimit ne kemi bërë përpjekje të sinqerta për zgjidhjen e tensioneve me fqinjët e Detit të Zi,” tha ai. Ndërkohë ministria e jashtme turke tha se vendimi i Rusisë për të hequr dorë nga marrëveshja e 2014 në Minsk është një shkelje e unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Në lidhje me pasojat e tensioneve Ukrainë-Rusi në rajonin e detit të Zi, Erdogan tha se si çdo vend i rajonit Tuqia do të marrë masat e saj, dhe ka marrë tashmë një numër prej tyre. Në ndihmë të gjetjes së zgjidhjes, Turqia tha se është e gatshnme të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB, bashkë me Gjermaninë, siç është propozuar nga Ukraina.