Kriza në Ukrainë / tejmbushja e azilkërkuesve në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122914-kriza_në_ukrainë_tejmbushja_e_azilkërkuesve_në_rusi
Më shumë se 95000 banorë të Donbasit kanë hyrë tani në Rusi si refugjatë dhe qeveria e Moskës ka njoftuar se ka organizuar 125 qendra akomodimi të përkohshëm në pjesën jugore të Rostovit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 23, 2022 03:45 Europe/Tirane
  • Kriza në Ukrainë / tejmbushja e azilkërkuesve në Rusi

Më shumë se 95000 banorë të Donbasit kanë hyrë tani në Rusi si refugjatë dhe qeveria e Moskës ka njoftuar se ka organizuar 125 qendra akomodimi të përkohshëm në pjesën jugore të Rostovit.

Një burim i informuar në Organizatën e Statistikave Ruse njoftoi se më shumë se 93,500 persona të zhvendosur brenda vendit kanë hyrë në Rusi nga rajoni i Donbasit. “Që nga e marta në mbrëmje, më shumë se 93,000 njerëz kishin kaluar kufirin në Rusi, nga të cilët rreth 60,000 ishin shtetas ukrainas, më shumë se 34,000 ishin shtetas rusë dhe rreth 200 ishin shtetas të shteteve të tjera”, tha burimi. Thuhet se aktualisht ka 125 qendra të përkohshme strehimi për azilkërkuesit në rajonet jugore të Rostovit në Rusi. Në këto qendra deri më tani janë strehuar rreth 6700 persona. Përveç kësaj, dyzet e gjashtë strehimore të përkohshme për azilkërkuesit janë gati për të pritur emigrantë të tjerë të zhvendosur nga zona e Donbasit. Fluksi i azilkërkuesve në kufijtë e Rusisë vjen pasi dy rajonet lindore të Ukrainës të hënën u shpallën të pavarura dhe presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi dërgimin e trupave në të dy rajonet, Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut.