BE sanksionon 351 ligjvënës rusë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122944-be_sanksionon_351_ligjvënës_rusë
Bashkimi Evropian ka rënë dakord të sanksionojë 351 anëtarët e Dumës Shtetërore të cilët votuan në favor të njohjes nga Rusia të republikave popullore të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, në Ukrainën lindore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2022 16:21 Europe/Tirane
  • BE sanksionon 351 ligjvënës rusë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të sanksionojë 351 anëtarët e Dumës Shtetërore të cilët votuan në favor të njohjes nga Rusia të republikave popullore të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, në Ukrainën lindore.

Blloku do të ndëshkojë gjithashtu 27 individë dhe entitete të akuzuar për destabilizimin e Ukrainës, kryerjen e fushatave dezinformuese dhe ofrimin e mbështetjes financiare për dy rajonet separatiste.Objektivat do të vijnë nga sektori politik, ushtarak, i biznesit dhe i medias dhe do t’i nënshtrohen ngrirjes së aseteve dhe ndalimeve të udhëtimit, që do të thotë se ata nuk do të lejohen të hyjnë ose të kalojnë tranzit nëpër territorin e BE-së. “Ky është një përshkallëzim i qartë i agresionit rus kundër Ukrainës”, tha Josep Borell, kryediplomati i BE-së, në një konferencë për shtyp në Paris. “Ne demonstrojmë vendosmërinë tonë për t’iu përgjigjur fuqishëm zhvillimeve të fundit”. Paketa e re e sanksioneve kufizon gjithashtu qasjen e qeverisë ruse në tregjet e kapitalit dhe shërbimeve financiare të BE-së dhe bllokon rifinancimin e borxhit sovran rus. Bankat që “financojnë aparatin ushtarak rus” gjithashtu do të penalizohen. BE-ja është partneri më i madh tregtar i Rusisë, duke përbërë 37.3% të tregtisë totale të vendit në mallra në vitin 2020, sipas Komisionit Evropian. Blloku merr mbi 40% të gazit dhe 26% të naftës së tij nga Rusia.