Gjermania: Rusia humb konsumatorët e energjisë për shkak të Ukrainës
Zëvendës kancelari gjerman Robert Hobek të enjten tha: Rusia do të humbasë klientët e energjisë për shkak të "operacioneve speciale ushtarake" në Ukrainë.
Hobek i tha Associated Press: Pushtimi rus i Ukrainës do të bëjë që vendet evropiane të ndalojnë blerjen e qymyrit, naftës dhe gazit rus. Ai vazhdoi: Operacioni special ushtarak rus, në Ukrainën perëndimore do të bëjë që Rusia të distancohet plotësisht. Zyrtari i lartë i qeverisë gjermane i bëri komentet ndërsa ministria e jashtme e Rusisë në një deklaratë të enjten tha se operacioni i saj në Ukrainë ishte një masë për të parandaluar një luftë globale. Zëdhënësi presidencial i Rusisë Dmitry Peskov për televizionin "Russia 24" tha se Rusia si qëllim nuk po ndiqte shkatërrimin e ushtrisë ukrainase gjatë operacionit ushtarak, por se Moska po synonte të neutralizonte aftësitë ushtarake të Ukrainës. Më herët, presidenti rus kishte theksuar se qeveria ukrainase do të jetë përgjegjëse për çdo gjakderdhje të mundshme. Putin gjithashtu njoftoi në një fjalim televiziv se Rusia po kryen një "operacion special ushtarak" në Donbas për të çmilitarizuar Ukrainën dhe nuk kishte ndërmend të pushtonte territorin e saj.