Putin i bën thirrje ushtrisë ukrainase të kryejë grusht shteti
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123040-putin_i_bën_thirrje_ushtrisë_ukrainase_të_kryejë_grusht_shteti
Presidenti rus Vladimir Putin sot në mënyrë direkte i ka bërë thirrje trupave ukrainase, që të marrin pushtetin në vendin e tyre – duke i porositur se “do ta kenë më të lehtë të merren vesh nëse ushtria merr kontrollin mbi qeverinë”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2022 15:55 Europe/Tirane
  • Putin i bën thirrje ushtrisë ukrainase të kryejë grusht shteti

Presidenti rus Vladimir Putin sot në mënyrë direkte i ka bërë thirrje trupave ukrainase, që të marrin pushtetin në vendin e tyre – duke i porositur se “do ta kenë më të lehtë të merren vesh nëse ushtria merr kontrollin mbi qeverinë”.

Gjatë një fjalimi të mbajtur, Putin theksoi se do ta ketë “më të lehtë të bisedojë me ta”, sesa me zyrtarët e Kievit që iu referohet si “banda”. “Edhe njëherë ju bëjë apel personelit ushtarak në Ukrainë – mos lejoni radikalët dhe nacionalistët ukrainas të shfrytëzojnë fëmijët tuaj, gratë dhe të moshuarit si mburojë”, shtoi Putin. “Merreni ju pushtetin, më lehtë do të arrijmë marrëveshje”, u tha presidenti rus ushtarakëve ukrainas. Rusia ka akuzuar liderët ukrainas për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore nën drejtimin e "këshilltarëve të huaj, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara". Mijëra marinsa rusë hynë sot në Ukrainë nga juglindja.  Ata sulmuan bregun ukrainas nga qyteti perëndimor  Mariupol në Detin Azov. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko thotë se kryeqyteti ukrainas është tani në një fazë mbrojtëse, me të shtëna dhe shpërthime që dëgjohen rreth qytetit dhe me të infiltruar rusë që po hyjnë në Kiev. Rusia aktualisht kontrollon një aeroport afër Kievit dhe po rrethon kryeqytetin nga perëndimi.