OKB: Janë siguruar 12% e burimeve financiare për të ndihmuar Afganistanin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123092-okb_janë_siguruar_12_e_burimeve_financiare_për_të_ndihmuar_afganistanin
Nga e gjithë shuma e kërkuar nga OKB për ta ndihmuar popullin e Afganistanit, deri më tani janë siguruar vetëm 12% e mjeteve financiare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2022 12:27 Europe/Tirane
  • OKB: Janë siguruar 12% e burimeve financiare për të ndihmuar Afganistanin

Nga e gjithë shuma e kërkuar nga OKB për ta ndihmuar popullin e Afganistanit, deri më tani janë siguruar vetëm 12% e mjeteve financiare.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Rina Gilani, përfaqësuesja e zyrës për koordinimin e ndihmave humanitare të OKB në Afganistan, ka deklaruar se Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte kërkuar një shumë prej 4.4 miliardë dollarë për të ndihmuar popullin e Afganistanit, mirëpo deri më tani janë siguruar vetëm 12% e mjeteve financiare.

Ajo ka theksuar nevojën për shpërndarjen në mënyrë transparente dhe të drejtë të ndihmave ndërkombëtare në mesin e personave me nevoja të vërteta në Afganistan dhe ka thënë: "OKB ka krijuar një mekanizëm mbikëqyrës në këtë drejtim".

Nga ana tjetër, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka kritikuar mosinteresimin e shumë vendeve të botës për ta ndihmuar popullin e Afganistanit.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ditën e premte ka paralajmëruar për ndodhjen e një katastrofe në Afganistan dhe ka shtuar: "Bashkësia Ndërkombëtare në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë masa për të parandaluar rrëshqitjen e Afganistanit drejt një kapitullimi dhe falimentimi të plotë dhe krijimit të një katastrofe njerëzore".