Ukraina kundërshton bisedimet me Rusinë në Bjellorusi
Zëdhënësi i Kremlinit ka njoftuar se presidenti i Ukrainës ka kundërshtuar zhvillimin e bisedimeve mes Moskës dhe Kievit në Bjellorusi.
Presidenti i Ukrainës ka refuzuar bisedimet në Bjellorusi për shkak të lidhjeve të Lukashenkos me Vladimir Putin. Zelenski propozon vende neutrale për të biseduar si edhe i bën thirrje luftëtarëve të huaj t’i bashkohen Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zellenski, ka refuzuar ftesën e palës ruse për të biseduar në Bjellorusi.
Mëngjesin e së dielës, zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitri Peskov njoftoi se kishte mbërritur në Gomel të Bjellorusisë për të zhvilluar bisedime me palën ukrainase.
Nga Ukraina duket se nuk ka dakordësi për negociata në Bjellorusi, një vend që njihet gjerësisht si pro-rus.
Presidenti ukrainas Zellenski ka propozuar që bisedimet të mbahen në vende neutrale si Polonia, Turqia, Hungaria, Sllovakia apo Azerbajxhani.