Ukraina pretendon se ka vrarë 4.300 forca ushtarake të Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123142-ukraina_pretendon_se_ka_vrarë_4.300_forca_ushtarake_të_rusisë
Zv/ministri i mbrojtjes së Ukrainës pretendoi se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë 4.300 forca ushtarake të Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 27, 2022 10:21 Europe/Tirane
  • Ukraina pretendon se ka vrarë 4.300 forca ushtarake të Rusisë

Zv/ministri i mbrojtjes së Ukrainës pretendoi se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë 4.300 forca ushtarake të Rusisë.

240 ukrainas raportohet se kanë humbur jetën që nga e enjtja, në atë që perëndimi dhe Ukraina e quan si gjenocid. Mes të vrarëve 64 persona janë civilë ndërsa Kievi thotë se forcat vendase kanë vrarë 4300 ushtarë rusë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të dielën se të paktën 64 civilë kanë humbur jetën që nga e enjtja.

Ndërsa numri i ukrainasve të vrarë që nga e enjtja është rritur në 240.

Ukraina pretendon se 4,300 ushtarë rusë janë vrarë nga forcat vendase. Gjithashtu sipas pretendimeve të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, 27 avionë dhe 26 helikopterë rusë janë rrëzuar.

Në lidhje me këto statistika të pretenduara nga Ukraina akoma nuk ka kurrfarë raporti nga autoritetet e Rusisë.

Po ashtu janë shkatërruar 146 tanke, 706 mjete luftarake të blinduara, 49 topa, 1 sistem mbrojtës ajror, 4 sisteme të lëshimit të raketave, 30 automjete dhe 2 anije.

Ndërkohë trupat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të vendit, Karkiv ku luftuan me ushtarët ukrainas nëpër rrugë.

Civilët ukrainas janë përpjekur gjithashtu të bllokojnë përparimin e forcave ruse në mënyrë paqësore.

Rusia tha se kishte marrë nën kontroll të plotë dy qytete në jug të Ukrainës.