Mediat ukrainase: Qyteti Nova Kakhovka ka rënë në duart e Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123168-mediat_ukrainase_qyteti_nova_kakhovka_ka_rënë_në_duart_e_rusisë
Sipas mediave ukrainase, forcat ruse tani kanë marrë nën kontroll qytetin Nova Kakhovka.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 27, 2022 15:41 Europe/Tirane
  • Mediat ukrainase: Qyteti Nova Kakhovka ka rënë në duart e Rusisë

Sipas mediave ukrainase, forcat ruse tani kanë marrë nën kontroll qytetin Nova Kakhovka.

Sipas BBC, Nova Kakhovka është një qytet i vogël, por me vendndodhje strategjike në lumin Dnieper, i cili lidhet drejtpërdrejt me gadishullin e Krimesë përmes kanaleve ujore. Kryetari i bashkisë së qytetit, Volodymyr Kovalenko, tha se forcat ruse kishin hyrë në ndërtesat administrative të qytetit dhe kishin hequr të gjithë flamujt ukrainas. Sipas raportit, kapja e qytetit Nova Kakhovka është një nga përparimet më të suksesshme nga forcat ruse deri më tani nga jugu i Ukrainës, dhe qytetet Kherson, Mikolayev dhe Militopol janë gjithashtu duke rënë nën kontrollin e rusëve.