Këshilli i Sigurimit anashkalon veton ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123182-këshilli_i_sigurimit_anashkalon_veton_ruse
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dielën bëri thirrje për një mbledhje urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB për të shqyrtuar krizën në Ukrainë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 28, 2022 10:14 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurimit anashkalon veton ruse

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dielën bëri thirrje për një mbledhje urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB për të shqyrtuar krizën në Ukrainë.

Sipas IRNA, mbledhja e Këshillit të Sigurimit të dielën, e cila ishte mbledhja e katërt e Këshillit të Sigurimit në shtatë ditët e fundit, u mbajt me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Rusia, një anëtare e Këshillit të Sigurimit me pesë anëtarë me veto, nuk mund të përdorte të drejtën e vetos në takim. Sipas paragrafit të tretë të nenit 27 të Kartës së OKB-së, për miratimin e çështjeve jo thelbësore (formale) në Këshillin e Sigurimit, nevojiten vetëm 9 vota pro nga 15 vota të anëtarëve të përhershëm dhe jo të përhershëm të Këshillit. Meqenëse kërkesa e vendeve për të ngritur krizën në Ukrainë në seancën speciale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ishte gjithashtu një çështje jothelbwsore dhe formale, kështu që për miratimin e planit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nevojiten vetëm 9 vota pro nga 15 votat e anëtarëve të përhershëm dhe të Këshillit jo të përhershëm të Sigurimit. Në votimin e së dielës në mbrëmje në Këshillin e Sigurimit, 11 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan në favor të thirrjes së një takimi urgjent tw Asamblesw së Përgjithshme për të shqyrtuar krizën e Ukrainës, ku tre vende duke përfshirë Kinën, Indinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan dhe Rusia votoi kundër. Pas vendimit të Këshillit të Sigurimit për të mbajtur një mbledhje urgjente të Asamblesë së Përgjithshme për të shqyrtuar krizën në Ukrainë, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Abdullah Shejdehid njoftoi se takimi do të mbahej të hënën në orën 10 të mëngjesit me orën e Nju Jorkut.