Çmimi i naftës thyen rekordin e shtatë viteve të fundit
Në kulmin e konfliktit të Ukrainës dhe sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë si dhe urdhrin presidentit rus Vladimir Putin për gatishmërinë e arsenalit bërthamor mbrojtës, çmimi i naftës ka arritur nivelin më të lartë në shtatë vitet e kaluar.
Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters, ka shkruar se çmimi i naftës sot (të hënën) është ngritur për shkak të sanksioneve kundër Rusisë dhe sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, dhe në një farë mënyrë u bë shkak që Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të nënshkruajë urdhrin për gatishmërinë e arsenalit mbrojtës bërthamor.
Aktualisht çmimi i naftës Brent ka shkruar mbi 100 dollarë për çdo fuçi dhe që nga orët e para të mëngjesit është rritur me mbi 7 dollarë për çdo fuçi. Ekspertët thonë se ky kërcim i çmimit është rezultat i paralajmërimit bërthamor të Rusisë dhe kufizimeve për pagesat bankare në këtë vend dhe ka shtuar shqetësimet për pengimin e eksporteve të ngarkesave të naftës nga Rusia si prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë. Rusia përbën rreth 10% të naftës së ofruar në tregjet botërore.
Sot në mëngjes pas arritjes së çmimit të naftës në shifrën 105.07 dollarë për çdo fuqi, çmimi i ardhshëm i naftës Brent u rrit me 4.8% dhe shkoi në 102.62 dollarë.