Inteligjenca ukrainase: 300 tanke bjelloruse janë afruar më pranë kufirit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123264-inteligjenca_ukrainase_300_tanke_bjelloruse_janë_afruar_më_pranë_kufirit
Inteligjenca ukrainase ka njoftuar se rreth 300 tanke bjelloruse, tani janë më afër kufirit me Ukrainën. Ukraina ka akuzuar Rusinë se po përgatitet për “provokime”, për të arsyetuar futjen e trupave bjelloruse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 01, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • Inteligjenca ukrainase: 300 tanke bjelloruse janë afruar më pranë kufirit

Inteligjenca ukrainase ka njoftuar se rreth 300 tanke bjelloruse, tani janë më afër kufirit me Ukrainën. Ukraina ka akuzuar Rusinë se po përgatitet për “provokime”, për të arsyetuar futjen e trupave bjelloruse.

Rusia dhe Bjellorusia kanë realizuar stërvitje të përbashkëta ushtarake, pak ditë para pushtimit rus në Ukrainë – ku këto dy vende mbeten mike të mira. Ministri i Brendshëm ukrainas, ka thënë se forcat ruse janë futur në qytetin Kherson. Sipas tij, trupat ruse tashmë janë futur në qytetin në jug të Ukrainës. Madje ata janë sot kanë kryer sulme të ashpra mbi caqe të ndryshme – duke mos kursyer as civilët. E ministri i Brendshëm theksoi se Ukraina megjithatë akoma kontrollon ndërtesën e administratës së këtij qyteti. Në anën tjetër është paralajmëruar se raundi i dytë i bisedimeve mes delegacionit ukrainas dhe atij rus pritet të vazhdojë nesër. Bisedimet me zyrtarëve ukrainasë dhe atyre rusë, pritet të vazhdojnë nesër përgjatë kufirit me Bjellorusinë. Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka cituar një diplomat rus i cili tha se raundi i dytë i bisedimeve është paraparë të mbahet nesër. Në anën tjetër Ukraina, ka njoftuar se bisedimet kanë për qëllim arritjen e armëpushimit dhe tërheqjen e trupave ruse.