Trupat ruse hyjnë në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson
Një zyrtar i lartë ukrainas tha se të martën në mbrëmje forcat ruse kishin hyrë në qytetin jugor të Kherson.
Sipas IRNA, Vadim Denisenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, në televizionin ukrainas tha: Trupat ruse kanë hyrë në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, por Ukraina ende kontrollon bashkinë e qytetit. Moska të dielën tha se forcat e saj kishin bllokuar "plotësisht" rrugët e qytetit. Ministria e Brendshme e Ukrainës më parë kishte deklaruar se: Pesë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një shpërthim me bombë pranë Kullës së Radios dhe Televizionit të Kievit në orën 18:00 (me orën lokale) në rrethin Shevchenkivsky. Ndërkohë, në ditën e gjashtë të operacioneve ushtarake në Ukrainë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi shkatërrimin e 1325 bazave dhe infrastrukturës ushtarake ukrainase dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelinsky njoftoi se të gjitha qytetet kryesore në vend ishin nën rrethim nga forcat ruse. Si rezultat i këtyre sulmeve, ushtritë e Rusisë dhe Republikës Popullore të Donetskut në Ukrainën jugore bashkuan forcat dhe ndërprenë qasjen e ushtrisë ukrainase në Detin Azov.