Biden bënë gafën e radhës, ngatërron Ukrainën me Iranin
Joe Biden, presidenti i Amerikës, në fjalimin e tij të parë vjetor, ashtu siç e ka zakon ai, bëri gafën e radhës dhe në vend të fjalës ukrainas, përdori fjalën iranian.
Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili deri më tani ka bërë shumë gafa të ndryshme gjatë deklaratave të tij për të cilët është përqeshur edhe nga mediat, të martën në mbrëmje në fjalimin e tij të parë në Kongresin e Amerikës, përsëri bëri gafën e radhës dhe popullin ukrainas e quajti iranian.
Joe Biden në lidhje me këtë tha: "Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndoshta mund ta rrethojë Kievin me tanke, mirëpo kurrë nuk mund të pushtojë zemrën dhe shpirtin e popullit iranian".
Video e gafës së re të presidentit 79 vjeçar të Amerikës shumë shpejtë u publikua në rrjetet sociale dhe zgjoi një valë të gjerë të përqeshjeve dhe humorit.
Një përdorues i rrjeteve sociale ka shkruar: "Unë me të vërtetë kam dyshim se presidenti i shtetit tonë mund ta dijë dallim mes Iranit dhe Ukrainës".