Rusia paralajmëron mbi anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123320-rusia_paralajmëron_mbi_anëtarësimin_e_ukrainës_në_bashkimin_evropian
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë ka paralajmëruar se anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të ketë pasoja shkatërruese për Brukselin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 02, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron mbi anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë ka paralajmëruar se anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të ketë pasoja shkatërruese për Brukselin.

Anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian është i paimagjinueshëm për mendimin tim, sepse ky union ka normat dhe standardet e veta, të cilat i mungojnë Ukrainës”, tha Alexander Grushko. Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë paralajmëroi se anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të ketë pasoja të rrezikshme për bllokun evropian. Gjithashtu, Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko tha se nuk ka asnjë garanci se nuk do të ketë incidente mes Rusisë dhe NATO-s për sa kohë Aleanca vijon të furnizojë me armë Ukrainën, duke rritur shqetësimet për një përplasje mes Moskës dhe forcave të NATO-s. Duke komentuar rreziqet e mundshme të incidenteve të tilla midis Rusisë dhe aleancës, diplomati rus vuri në dukje se Moska beson se është e arsyeshme që NATO të mos ndërhyjë ushtarakisht në situatën në Ukrainë. Ministria e Jashtme ruse ka kërcënuar NATO-n pasi aleanca ka njoftuar se po furnizon me armatime Ukrainën.