Rusia pohon vdekjen e 498 ushtarëve rusë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123334-rusia_pohon_vdekjen_e_498_ushtarëve_rusë
Rusia ka thënë mbrëmjen e të mërkurës se 498 trupa ushtarake të saj janë vrarë në Ukrainë, në njoftimin e parë të këtij lloji që prej nisjes së operacionit te pushtimit javës që shkoi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 03, 2022 03:19 Europe/Tirane
  • Rusia pohon vdekjen e 498 ushtarëve rusë

Rusia ka thënë mbrëmjen e të mërkurës se 498 trupa ushtarake të saj janë vrarë në Ukrainë, në njoftimin e parë të këtij lloji që prej nisjes së operacionit te pushtimit javës që shkoi.

“498 ushtarakë rusë kanë rënë në detyrë,” tha në një mesazh televiziv zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes Konashenkov duke shtuar se “1,597 shokë janë plagosur.” Ukraina thotë se numri i viktimave mes ushtrisë ruse është shumë më i lartë. Moska më parë kishte pranuar humbje njerëzore por nuk kishte dhënë shifra. Konashenkov tha se dëshironte “të theksore përsëri se në operacionin special nuk marrin pjesë kadetë apo rekrutë të rinj “. Ndërkohë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut konfirmoi sot se 227 civilë janë vrarë dhe 525 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit deri në mesnatën e 1 marsit. Ndërkohë që besohet se ky numri në të vërtetë është dukshëm më i lartë, raportoi Reuters. "Shumica e këtyre viktimave u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave, dhe sulmet ajrore," – tha OKB në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë një javë pas fillimit të pushtimit rus. Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se besonte se numri i vërtetë i viktimave është dukshëm më i lartë, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria në ditët e fundit. OKB tha se një gjë e tillë ndodh për shkak të vonesave të raportimit në disa zona ku janë zhvilluar luftime intensive.