Egjipti nuk do të mbyllë kanalin e Suezit për anijet ruse
Kreu i Autoritetit Egjiptian të Kanalit të Suezit, Osama Rabie, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e raporteve se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Egjiptit të mbyllë Kanalin e Suezit për anijet ruse në vazhdën e konfliktit aktual në Ukrainë.
I pyetur për një kërkesë amerikane në lidhje me mundësinë e mbylljes së Kanalit të Suezit për anijet ruse, Osama Rabie i tha kanalit televiziv egjiptian Sada al-Balad: "Jo, në fakt, kjo nuk ka ndodhur". Ai shtoi: "Kanali i Suezit është një rrugë ujore neutrale ndërkombëtare që nuk i nënshtrohet politikës dhe luftërave, dhe ne nuk mund të ndalojmë asnjë anije të mos kalojë nëpër kanal për asnjë rrethanë politike, dhe ne gjithmonë përpiqemi ta distancojmë kanalin nga rrethanat politike." Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA) ngriti të martën tarifat e tranzitit nga 5 në 10%, veçanërisht për anijet e naftës dhe gazit, ndërsa çmimi i naftës tashmë po rritet për shkak të luftës në Ukrainë. Burimi kryesor i të ardhurave të huaja për Egjiptin, Kanali i Suezit solli rreth 5.5 miliardë euro në vitin 2021, fitimi i tij "më i lartë" në histori.