Zelensky: Grupi i parë i luftëtarëve të huaj mbërriti në Ukrainë
"Ukraina mirëpret vullnetarë të huaj," tha Presidenti i Ukrainës Zelensky.
Ai shtoi: "Grupi i parë prej 16,000 personash që shpallën gatishmërinë e tyre erdhi në Ukrainë". Sipas Euronews, presidenti ukrainas Volodymyr Zelinsky vlerësoi aleatët e Ukrainës për dërgimin e armëve në vend në një video-mesazh, duke thënë: “Ne marrim municion të ri nga partnerët tanë, nga miqtë e vërtetë, çdo ditë. “Ne kemi armë më të fuqishme çdo ditë”. Presidenti i Ukrainës Zelensky në një dalje për mediat, i ka bërë thirrje NATOS-se t'i dërgojë avionë luftarakë. "Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt, atëherë më jepni aeroplanë. Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës."- tha ai. “Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë. Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron”, shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar.