Një komandant i lartë rus është vrarë në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123400-një_komandant_i_lartë_rus_është_vrarë_në_ukrainë
Sipas një zyrtari ushtarak rus, Andrei Sukhovski, një komandant i lartë i forcave ajrore ruse, u vra gjatë një përleshjeje me forcat ukrainase.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 04, 2022 04:56 Europe/Tirane
  • Një komandant i lartë rus është vrarë në Ukrainë

Sipas një zyrtari ushtarak rus, Andrei Sukhovski, një komandant i lartë i forcave ajrore ruse, u vra gjatë një përleshjeje me forcat ukrainase.

Sipas Daily Mail, vdekja e ushtarakut rus ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria ruse e Mbrojtjes, por një nga kolegët e tij në rrjetet sociale, Sergei Chipiliov, tha se ai ishte vrarë dhe ky lajm u përhap gjerësisht në disa media ruse dhe ukrainas. Një burim ushtarak tha se Andrei Sukhovski ishte vrarë nga një snajper.  Nuk dihet ende se ku është vrarë ky ushtarak rus. Kremlini thotë se 498 trupa janë vrarë dhe 1600 janë plagosur në tetë ditë të "operacioneve speciale ushtarake" në Ukrainë.  Ukraina pretendon se 9,000 trupa ruse janë vrarë deri më tani në Ukrainë. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes (24 shkurt), presidenti rus Vladimir Putin njoftoi zyrtarisht nisjen e një "operacioni special ushtarak" kundër Ukrainës.