NATO hodhi poshtë kërkesën e Kievit për një "zonë ndalim-fluturimi"
(last modified Fri, 04 Mar 2022 18:21:51 GMT )
Mars 04, 2022 19:21 Europe/Tirane
  • NATO hodhi poshtë kërkesën e Kievit për një

Duke refuzuar kërkesën e Ukrainës për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s njoftoi pjesëmarrjen e Suedisë dhe Finlandës në të gjitha diskutimet që lidhen me organizatën.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, njoftoi të premten pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel: "Anëtarët e organizatës vendosën të refuzojnë kërkesën për një zonë ndalim-fluturimi r në Ukrainë." “Marrëdhëniet tona me Rusinë kanë ndryshuar shumë në planin afatgjatë, por ne do të mbetemi të përkushtuar ndaj diplomacisë”, tha Stoltenberg. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu për vendet e tjera që do t'i bashkohen aleancës tha: "Ne jemi të vendosur të përfshijmë Finlandën dhe Suedinë në të gjitha bisedimet e anëtarëve të NATO-s dhe do t'u shpallim atyre marrëveshjet dhe planet tona". NATO po përpiqet të përgatitet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në këtë organizatë, ndërsa kriza aktuale në Ukrainë filloi për shkak të diskutimeve për anëtarësimin e Kievit në NATO. Ky ishte një veprim kundër të cilit Rusia ka paralajmëruar në mënyrë eksplicite Perëndimin dhe Ukrainën. “NATO nuk është palë në konfliktin e Ukrainës dhe ne nuk po kërkojmë një konfrontim me Rusinë”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përpara takimit të ministrave të jashtëm këtë mëngjes.

 

Tags