Koreja e Veriut teston një raketë të re
(last modified Sat, 05 Mar 2022 07:02:39 GMT )
Mars 05, 2022 08:02 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut teston një raketë të re

Ushtria e Koresë së Jugut thotë se Pheniani këtë mëngjes ka testuar një raketë të re.

Ushtria e Koresë së Jugut në një deklaratë tha se raketa e Koresë së Veriut arriti një trajektore prej 550 km të shtunën në mëngjes dhe mbuloi një distancë prej 300 km. Ndërkohë Ministria Japoneze e Mbrojtjes ka konfirmuar lajmin duke thënë se: Asnjë dëm nuk është shkaktuar në anijet apo avionët japonezë që nga gjuajtja e raketës së Koresë së Veriut. Roja bregdetare japoneze lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim për të gjitha anijet në zonë që të përmbahen nga afrimi i tyre pranë raketës dhe të kontaktojnë menjëherë autoritetet japoneze. Testi i fundit raketor i Koresë së Veriut u krye më 30 janar, kur u lëshua një raketë balistike me rreze të mesme veprimi Hëasung-12. Koreja e Veriut ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga programi i saj raketor dhe bërthamor derisa Shtetet e Bashkuara t'i japin fund politikës së saj armiqësore për të përmbysur regjimin e Phenianit.