Rusi, arrestohen më shumë se 2000 persona
Të dielën policia arrestoi më shumë se 2,034 persona gjatë protestave kundër luftës që u zhvilluan në disa qytete anembanë Rusisë, njoftoi OVD-Info, një organizatë e pavarur mediatike ruse për të drejtat e njeriut, që synon të luftojë persekutimin politik.
Sipas Sputnik, Irina Volk, zëdhënësja zyrtare e Ministrisë së Brendshme të Federatës Ruse, tha: "Në Moskë, rreth 2.500 njerëz morën pjesë në demonstrata të paligjshme, nga të cilët 1.700 u arrestuan, në Shën Petersburg 750 nga 1.500 pjesëmarrës u arrestuan. Gjithsej 1200 persona morën pjesë në demonstrata ilegale në zona të tjera, nga të cilët 1061 u arrestuan". Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur informacionin ose të kontaktonte policinë për komente të mëtejshme. Videot që qarkullonin në median sociale të postuara nga kritikët e Kremlinit tregonin me qindra persona që marshonin në Moskë, duke brohoritur "Jo luftës!" dhe "Turp!"