Zelensky kërkon më shumë ndihma perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123586-zelensky_kërkon_më_shumë_ndihma_perëndimore
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në konferencën e tij ditore ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 07, 2022 16:21 Europe/Tirane
  • Zelensky kërkon më shumë ndihma perëndimore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në konferencën e tij ditore ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Ai tha se agresioni i vazhdueshëm i forcave ruse në Ukrainë tregon se Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës. Ndërsa tha se është nevoja për një paketë të re sanksionesh për Rusinë,  Zelensky kërkoi bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia. Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s i kanë dërguar Ukrainës deri më tani 17,000 raketa anti-tank dhe 2 mijë raketa anti-ajrore, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN. Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko u ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të “mbyllin qiellin” mbi Ukrainën. Me atë të një interviste për BBC, ajo tha se Ukraina vlerësoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimit, por tha se momentalisht Ukraina kërkon ndihmë të mëtejshme. “Ajo ndihmë është duke mbyllur qiellin mbi Ukrainë,” tha Tymoshenko duke shtuar se kjo gjë mund të bëhet përmes koalicioneve të vendeve përreth Ukrainës. Lidhur me pretendimin e Natos se vendosja e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë nga NATO mund të përshkallëzonte situatën, Tymoshenko theksoi se “nuk ka nevojë të marrë lejen e NATO-s” për ta realizuar atë. Po ashtu, ajo kërkoi që trupat paqeruajtëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dërgohen në Ukrainë dhe të vihen në dispozicion sistemet më të fundit kundërajrore për Ukrainën. Kërkesat e Ukrainës për krijimin e një zone ndalim-fluturimi dhe për bojkotimin e naftës ruse deri tani kanë hasur në veshin e shurdhër të NATO-s dhe SHBA-ve.