ANEA ndërpret lidhjet me centralin bërthamor Çernobil
Drejtori i përgjithshëm i ANEA ka njoftuar për ndërprerjen e qasjes në informacione bërthamore të centralit Çernobil.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se drejtori i përgjithshëm i ANEA deklaroi: "Kemi humbur qasjen në sistemet e informacioneve atomike të centralit Çernobil të Ukrainës dhe më nuk transferohen informacione nga ky central te autoritet e ANEA-s".
Rafael Grossi shtoi: "Transferimi i të dhënave dhe informacioneve nga distanca nga sistemet mbikëqyrëse të instaluar në centralin atomik Çernobil tanimë është shkatërruar dhe ANEA është duke analizuar situatën e sistemeve për mbikëqyrjen e sigurisë në rajone të tjera të Ukrainës dhe së shpejti do të publikohen më shumë informacione".
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, mbi 200 punonjës nga personeli i punës dhe rojat vazhdojnë të jenë të mbyllur në vendin e centralit atomik Çernobil dhe ata po punojnë për 13 ditë me radhë që nga koha e rënies së këtij centrali atomik nën kontrollin e forcave të Rusisë.