Tjetër goditje për Rusinë, Coca-Cola ndalon shitjet e pijeve
Kompania Coca-Cola ka njoftuar se po pezullon shitjet e pijeve në Rusi.
“Zemrat tona janë me njerëzit që po përjetojnë efektet e pandërgjegjshme nga këto ngjarje tragjike në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë nga Coca-Cola.
Nuk dihet sa do të zgjasë pezullimi i shitjeve, ndërsa në deklaratë thuhet se kompania po monitoron situatën në Ukrainë.
Kompania e pijeve të gazuara ishte përballur me presion nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi nuk kishte dhënë ende një qëndrim në lidhje me Rusisë, teksa shumë kompani perëndimore po mbyllnin nga dita në ditë bizneset e tyre në Rusi.
Të njëjtin veprim si Coca-Cola, kanë bërë edhe McDonald's dhe Starbucks.
Disa marka luksoze po pezullojnë operacionet e tyre në Rusi.
Prodhuesit e automjeteve Ferrari dhe Lamborghini thanë se nuk do të prodhojnë automjete për tregun rus deri në një njoftim tjetër.
Në një deklaratë, Ferrari tha se planifikon të dhurojë 1 milion € për të mbështetur përpjekjet e ndihmës për qytetarët ukrainas.
Lamborghini tha se "shpreson për një fund të shpejtë të armiqësive dhe një kthim në diplomaci".
Kompania planifikon të bëjë një donacion për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët.
Marka më e madhe zvicerane e orëve, Rolex, tha gjithashtu të martën se po ndalon eksportet në Rusi.
Rolex eshte ne radhen e gjate te shitësve të nivelit të lartë, duke përfshirë Chanel, Louis Vuitton dhe Gucci, që janë tërhequr nga vendi ditët e fundit.