Blinken: Perëndimi është i bashkuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123680-blinken_perëndimi_është_i_bashkuar
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarja e Jashtme e Britanisë Liz Truss kanë marrë pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi në Uashington pas bisedimeve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 09, 2022 19:55 Europe/Tirane
  • Blinken: Perëndimi është i bashkuar

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarja e Jashtme e Britanisë Liz Truss kanë marrë pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi në Uashington pas bisedimeve.

Blinken i kërkoi Rusisë që të lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet që përballen me bombardime nga trupat ruse. “Rusia pushtoi Ukrainën pa arsye”, tha ai, dhe duhet të respektojë korridoret humanitare që lejojnë njerëzit të shpëtojnë nga qytetet e rrethuara. Kryediplomati amerikan tha se Perëndimi është i bashkuar në thirrjen që Vladimir Putin të lejojë civilët ukrainas të largohen menjëherë nga vendet e konfliktit, duke shtuar se korridoret humanitare që largohen drejt Rusisë dhe Bjellorusisë janë “absurde”. Ndërkohë, Liz Truss ka pohuar se pushtimi i Ukrainës nga Putini po shkakton “dhimbje dhe vuajtje të pamasë”. Megjithatë, tha ajo, “ai nuk po bën përparimin që kishte planifikuar”. Truss tha se Perëndimi “e ka befasuar Putinin me unitetin tonë dhe ashpërsinë e sanksioneve tona”, ndërsa “populli i guximshëm ukrainas e ka befasuar atë me vendosmërinë dhe udhëheqjen e tyre”.