Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas takohen në mes të luftës
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbërriti në Turqi për të zhvilluar bisedime me homologun e tij ukrainas në mes të luftës së vendit të tij me Ukrainën.
Sipas IRNA, ky është takimi i parë midis zyrtarëve të lartë rusë dhe ukrainas që nga pushtimi rus i Ukrainës dy javë më parë. Ministri i Jashtëm rus të enjten në mëngjes mbërriti në Antalia për bisedimet e planifikuara me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitry Kolba. Presidenti turk është optimist për rezultatin e takimit të së enjtes të ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas që do të organizohet nga Turqia në Antalia dhe shprehu shpresën se takimi do të çojë në një armëpushim të përhershëm në Ukrainë. Sipas marrëveshjes së arritur gjatë bisedës telefonike mes presidentëve të Rusisë dhe Turqisë, të iniciuar nga Ankaraja, takimi i ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës është paraparë të zhvillohet në prani të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu. Kanë kaluar 15 ditë nga lufta në Ukrainë dhe që nga 24 shkurti, avionët luftarakë rusë, sistemet e artilerisë dhe raketave kanë shënjestruar pozicionet ushtarake ukrainase. Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, reagimet globale ndaj ngjarjes vazhdojnë me presion diplomatik, kërcënime dhe sanksione ndërkombëtare kundër Rusisë.