Borrell: BE duhet të përmbahet nga përplasja me Rusinë
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, që po merr pjesë në samitin e Versajës, u tha gazetarëve se Evropa është më e bashkuar se kurrë.
“Unë kurrë nuk i kam parë shtetet anëtare më të bashkuara”, tha Borrell. “Putini besonte se do ta pushtonte Ukrainën - ai dështoi. Ai besonte se do të na ndante - ai dështoi. Ai besonte se do të dobësonte aleancën transatlantike dhe ai dështoi. Tani ai duhet të ndalojë luftën”, tha Borrell. Lidhur me sanksionet anti-ruse, ai tha: “Sanksionet financiare kundër një vendi mund të rriten gjithmonë, por Bashkimi Evropian tani po bën gjithçka që mundet dhe nuk mund të bëjmë më shumë”. “BE duhet të përmbahet nga përplasja me Rusinë, sepse përndryshe do të ndodhë Lufta e Tretë Botërore”, tha Borrell. Borrell duke folur për embargon e mundshme ndaj gazit dhe naftës ruse tha: "Nuk është shumë e vështirë për Amerikën që ta bëjë këtë, sepse pothuajse nuk e përdor naftën ruse dhe nuk është shumë e denjë të thuhet 'po bëj atë që nuk e kam bërë më parë',". " Në samitin e Versajës në Paris, udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë se si të reduktojnë varësinë e Perëndimit nga energjia ruse dhe të forcojnë mbështetjen politike dhe morale për Ukrainën.